Heidi Baci, një nga personazhet më të përfolur të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të veçanta.
Fotografitë, të cilat janë tejet simpatike, shfaqin atë dhe të dashurin e saj, Romeon, shumë të dashuruar.
Romanca e tyre nisi brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku publiku pati mundësinë të jetë dëshmitar i lindjes së lidhjes së tyre.
Tashmë jashtë shtëpisë, Heidi dhe Romeo vijojnë të jenë qendër të vëmendjes, dhe ky postim i fundit në rrjetet sociale bën të qartë se dashuria e tyre është vetëm në rritje.
Në përshkrimin që shoqëron fotografitë, Heidi shpreh ndjenjat e saj të forta për Romeon dhe falenderon fansat për mbështetjen që i kanë dhënë si çift.
“Fillimisht duam t’ju falënderojmë të gjithëve për gjithë dashurinë qe na keni dhuruar. Ps. Sa e dua këtë Romeon, është zemra ime. Jam goca më me fat në botë,” shkruan ajo.