Rike është shfaqur zemërthyer dhe e hatërmbetur me Heidin sa i përket situatave të krijuara në shtëpi.
Ajo e cilësoi veten budallaqe që e ka mbrojtur përballë Rozës, duke u shprehur se që kur Romeo ka shprehur një simpati për të Heidit i ka ardhur zëri. Nga ana tjetër, banorja i ka kërkuar të debatojnë të dyja dhe të mos e përfshijnë Romeon në këtë diskutim.
Rike: Mbase unë jam gabuar që e kam konsideruar mike këtu brenda Hejdin. Mbase jam një budallaqe sepse me Heidin kam qeshur, kemi bërë batuta dhe i kemi thënë njëra tjetrës zemra dhe shpirti. Këtu ka 100 telekamera dhe nëse do të kisha thënë diçka të keqe për ty do të kishte dalë.
Heidi: Doli tani, ja megjithë ato që ke thënë te dhoma e rrëfimit.
Rike: Po mirë, ato janë thënë pas.
Heidi: Të kesh një dyshim nuk bën sikurse bën ti.
Rike: Kur shkova të sqarohesha me të më tha se ‘më kanë kapur paranoja mua se ti flet keq për mua me Rozën’. Roza është këtu, mund ta konfirmooj. Mua më vjen keq. Kam akoma simpati për të, por mendoj se zemre vogël ty të ka dalë zëri që kur Romeo tha se ka një simpati për ty.
Heidi: Pse e përfshinë, pse e fut Romeon në mes? Situata është kjo që, unë kam pasur një dyshim kur Rikja erdhi dhe me justifikoi Rozën kur ajo më tha që unë vetëm flirtoj.
Rike: Po ja tek e ke Rozën, o Rozë a të kam thënë që po gabon? A e kam mbrojtur?
Heidi: Rikja nuk është ajo naivja…
Rike: Po hajde ma thuaj, mos rri e buzëqeshur.
Heidi: Po çfarë buzëqeshje, unë kam ndenjur normale.