Ish-banorja e BBV, Efi me anë të një postimi në “Instastory” u bën thirrje personazheve publikë që të edukojnë “fanpage”-t e tyre që të mos ofendojnë.
Ajo u shpreh se më shumë e lëndojnë ofendimet drejtuar familjarëve, pasi vetë është mësuar tashmë.
“Përshëndetje! Ndoshta kjo nga ana ime është pak fëmijërore, por jam njeri edhe unë dhe ndonjëherë lëndohem dhe mërzitem. Janë disa ‘fanpage’ të x personazhe dhe janë ofendues, jo kundrejt meje se mua nuk ma ndien fare, por kundrejt familjarëve. Unë nëse kam diçka flas gjithmonë me “fanpage”-t e mia dhe u them se të ofendosh nuk është gjë e bukur, bëjeni edhe ju ose përndryshe s’janë mirë punët, – paralajmëroi Efi.
lokimagazine