ShowBizzz

“Jam njeri që i ndrroj shpesh gjërat sepse…”- Arbër Çepani konfirmon ndarjen nga modelja e njohur

Moderatori i njohur Arbër Çepani së fundmi ka qënë në një lidhje dashurie me ish-missin Arnita Beqiraj. Por kohët e fundit është folur se çifi i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Ndonëse ata e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, në profilet e tyre nuk shihet asnjë foto e çiftit së bashku si dhe Arnita nuk u pa as tek festa e ditëlindjes së moderatorit.

I ftuar në “Pushime on Top” Arbri ka thënë që është njeri që i ndrron shpesh gjërat në përgjithsesi sepse i merziten.

Nga ky pohim moderatorja merr shkas dhe e pyet:

Më the pak më parë që ti mërzitesh shpejt, a ndodh kjo me njerzit, je mërzitur nga njerzit e vjetër?

Mes të qeshurash moderatori përgjigjet: “No koment” duke na shtuar akoma më shumë dyshimet se marrëdhënia e çiftit mund të ketë perfunduar.

Dyshja e publikoi lidhjen e tyre në 2021, Arbri zgjodhi ditën e lindjes së Arnitës për të zyrtarizuar lidhjen  në rrjete sociale. Në një festë me miq të ngushtë, Arnita festoi ditëlindjen në jug të Shqipërisë dhe në biznesin që Arbri e menaxhon prej vitesh.

“Urime për një udhëtim tjetër rreth Hënës!”,– ishte mesazhi që i shkroi Arbri Arnitës në krah të postimit, pas së cilit kanë vërshuar urimet e të gjithë miqve të çiftit.

Gjatë asaj kohe çifti ka treguar se i bëri bashkë profesioni, vëndet e njëjta që frekuentonin si dhe dëshira për të bërë gjëra të bukura.

Në një intrvistë për Rudina Magjistarin moderatori ka thënë:

“Njerëzit e mirë i përputh universi, kështu që jemi përputhur nga energjia e mirë besoj. Jemi njohur nga ambientet e përbashkëta, profesioni, dashuria për gjërat e bukura…”

Rikujtojmë që Arbri u bë i njohur për publikun gjatë Big-Brother1, ku u shpall edhe fitues i atij edicioni, ndërsa vetë Arnita në 2010 ku mori cmimin Miss Shqipëria 2010.