Këngëtarja e famshme Demi Lovato, ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj personale, por edhe problemet që ka pasur në të kaluarën me të atin, gjë që sipas “e ka detyruar” të kërkojë lidhje me meshkuj shumë më të mëdhenj nga ajo në moshë.
Ajo foli në “The Howard Stern Show” dhe iu referua lidhjeve që kishte bërë në të kaluarën, me meshkuj më të mëdhenj. Një prej tyre ishte Ëilmer Valderrama, i cili kaloi 13 vjet me të.
“Tani mund të them me besim se nuk i kam më të gjitha këto probleme që kam pasur me babin ”, tha 31-vjeçarja.
Duke reflektuar për marrëdhëniet e saj, ajo deklaroi se tan për të është e “pështirë” të jetë me një mashkull me të cilin ka një diferencë të madhe moshe.
Aktualisht këngëtarja është në një lidhje të shëndetshme, siç thotë ajo, me një mashkull në moshën e saj, i cili e bëri të kuptojë se çfarë kërkon në të vërtetë.
“Unë jam me partnerin tim, i cili është afër moshës sime. E kthej kokën në të kaluarën, njohjet e mia me burra të moshuar dhe mendoj se jam penduar, ishte e neveritshme”, është shprehur këngëtarja.