ShowBizzz

“Jam për qejf këtu”, zbulohet deklarata e Jozit pasi u gjet nga policia

Këngëtari Jozefin Marku është shoqëruar sot në polici, pas publikimit të videos ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqen duke dhunuar fizikisht Eduart Kuçin. Lidhur me kapjen e tij, autoritetet kanë dhënë detaje të reja mbi operacionin e kërkimit.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, policia ka ushtruar fillimisht kontroll në banesën e Jozit në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur atë aty. Më pas, uniformat e pluta kanë vijuar aksionin duke kryer 10 kontrolle në banesat e miqve të tij.

Këngëtari është lokalizuar dhe vënë në pranga në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit, në Fushë-Krujë. Në momentin e ndalimit nga policia, Marku ka mohuar se po i ikte drejtësisë, duke u shprehur: “Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit.”

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shpallur zyrtarisht në kërkim 5 persona të tjerë dhe po vijohet puna intensive për identifikimin e të gjithë të përfshirëve të tjerë që shfaqen në pamjet filmike. /

Të Ngjashme