Lajme

Jamarbër Malltezi anulon konferencën: Avokati më tha se nuk lejohet të flas…

Jamarbër Malltezi ka reaguar sërish pas daljes nga qelia. Gjykata e Apelit i ndryshoi masën nga “arrest ne burg” në “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave të ish-kompleksit Partizani në Tiranë.

Dhëndri i Sali Berishës shkruan se dëshironte që të zhvillonte një konferencë me median dhe tju përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetareve, por që është anulluar.

Ai shkruan se nuk mund ta zhvillojë këtë konferencë pasi avokati e ka njoftuar se nuk lejohet të flasë me askënd, veç atyre në banesë.

“Pershendetje miq. Kisha ne plan te beja nje konference per shtyp live neser me Skype nga shtepia te perballesha me fakte dhe argumente me te gjithe gazetaret pavaresisht ngjyrave, por me duhet te sqaroj me avokatet nese lejohet apo jo pasi vendimi i gjykates nuk lejon te komunikoj me asnje person pervec atyre ne banese 🙂Shumicen e keni te sqaruar ne fjalen qe pata dje para gjykates qe e paska nxjerre AUDIO edhe Dr. Berisha ne faqen e tij. Ende nuk e kam degjuar 🙂

Mu kujtua 1945 (shihni listen bashkengjitur) ku familja Begeja perfaqsohet me 3 perfaqsues, njeri stergjyshi im, tjetri vellai i gjyshes – pra 2 nga nje familje 🙂 dhe nje tjeter kusheri bashkepronar i familjes Begeja. Te gjithe u shpallen ARMIQ se ishin pasanike. Kthimi i Prones tek pronari i ligjshem qenka korrupsion, ndersa 6 miljon m2 troje qe fal edi rama eshte qeverisje e mire dhe kundra korrupsionit, njelloj si 3 vkm me emer per bolinon e ligjet si kostume qepim me porosi”, shkruan Malltezi.