Lajme

Janari i zi i Sali Berishës!

Ish-kryeministri është paraqitur për herë të parë këtë mëngjes janari në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Hera e parë në SPAK por e dyta që Sali Berisha shkon në organin e akuzës, duke thyer kështu mitin se drejtësia kishte frikë të përballej me të.

Për herë të parë, ishte kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj që guxoi të çonte ish-kryeministrin në dyert e prokurorisë. Në Janar 2022, ish-kryeministri dhe një ndër politikanët më të fuqishëm të vendit, u mor në pyetje për bastisjen e selisë së PD. Dy vite më pas, në Janar 2024 Sali Berisha shkon sërish në dyer e prokurorisë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo