ShowBizzz

“Janë kanë 10 minuta të rana…”, Buci tregon si e priti Verona eleminimin e tij nga BBVK – flet edhe për videon virale

Ylli Dervishi ka qenë një nga emrat më të komentuar në Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ishte shumë i përfolur nga banorët brenda për lojën e tij me Santianën.

Së fundmi, Ylli ka folur për eksperiencën brenda shtëpisë së famshme dhe si e kanë pritur familja e tij jashtë.

Ai foli edhe për videon virale, ku Verona kur kishte hyrë në shtëpinë e BBVK i kishte thënë Yllit se babai i saj e kishte thyer televizorin për shkak të lojës së tij.

“Shumë mirë më ka prit, puna e televizorit ish ba shumë virale, kam qesh shumë. Krejt shumë mirë më kanë prit. E disha që kanë me kuptu që çdo sen që e bëjë unë aty është pjesë e lojës“, tha ish banori për Prive.

Tutje, Ylli tregoi se pas daljes Verona ishte e nervozuar dhe se nuk e kishte pritur aspak mirë largimin e tij nga shtëpia.

“Në fillim kur jam dal normal Verona pak nervoz që kam hup e nuk kam fitu, janë kanë nja 10 minuta të rana. Por, më kanë pritë shumë mirë.“, deklaroi Buci.