Lajme

“Janë nën urdhrat e Ramës”, Meta sulmon ashpër SPAK: Dumani u është betuar amerikanëve që do merret me mua

Kreu i PL, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë nje deklaratë të fortë duke thënë se kreu i SPAK, Altin Dumani u është betuar amerikanëve që do merren me të.

Meta e ka quajtur SPAK-un, “torollak”, teksa tha se Altin Dumani po e heton pasi e ka personale me të. Kreu i PL, ka sulmuar SPAK duke thënë se është në shërbim të Edi Ramës.

TS Poll - Loading poll ...

“Hetimi i SPAK, torollakut ka nisur në dhjetor të 2019, me prokuror atë kohë Altin Dumanin, i cili u është betuar amerikanëve që do më hetojë se e ka personale. SPAK është nën urdhra të Edi Ramas. Pasi mbështet kryebashkiakun e Edi Ramës, Erion Veliaj.

Ai është pronari faktik i inceneratorit. SPAK-u s’ka kurajë të merret me dosjen e Elbasanit, e kaloi në Elbasan. Unë nuk kam asnjë problem me SPAK. Më sill këtu mua Altin Dumanin. Mendojnë se me presione do ndalojnë Ilir Metën. SPAK me heton mua, e unë hetoj SPAK. S’më intereson fare SPAK”, tha Meta ndër të tjera  për “Opinion”.