ShowBizzz

“Jasir Asanin do e merrja për shofer”, ish-banorja e BBVIP komenton lojtarët e Kombëtares: Bajrami si çun mamaje

Juliana Nura ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në TV Klan te emisioni “Kampionët” të drejtuar nga Marina Vjollca. Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova ka komentuar lojtarët kombëtares shqiptare.

Jo për aftësitë e tyre në fushën e lojës, por për pamjen fizike. “Nga çun mamaje deri te shofer personal”, komentet e ish-banores kanë shkaktuar të qeshura në studio.

“Shpresoj që çunat e Kombëtares të mos e marrin shumë seriozisht këtë dhe e them që i dua të gjithë dhe do jem me ju deri në pikën e fundit ashtu siç jeni, do jem me Kombëtaren tone”, ka theksuar Juliana, ndërsa vazhdon duke komentuar futbollistët.

Ajeti është një çun tepër i mirë, Broja mendon se është një yll. Sa i takon Ismajlit, ajo thekson se nuk do t’i kishte folur në rrugë po ta ngacmonte, ndërsa për Bajramin mendon se është çun mamaje.

Pamja e kapitenit, Berat Gjimshiti e tremb ish-banores, ndërsa si lojtar ka fjalët më të mira për të. Ashtu si Broja edhe Ramadani dhe Berisha janë yje sipas saj, teksa Mitaj është “loçkë” së bashku me Seferin.

Asllani sipas saj është nanush, ndërsa Strakosha dy metra çun. Jasir Asanin do ta merrte si shofer, ndërsa Hysaj sipas saj është një çun shumë i mirë dhe nuk i meriton kritikat për incidentin në sfidën me Italinë.



ks