Lajme

Java nis me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të hënën në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit, gjatë ditës vranësirat do të zhvillohen dhe vende-vende pritet të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në disa zona mund të ketë edhe reshje breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26 dhe 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Të Ngjashme