Imitimi që i ka bërë Flor Binaj Ledion Liços nuk është pëlqyer nga të gjithë, madje disa komente e kanë konsideruar aktorin edhe si “mosmirënjohës” apo “bukëshkalë”, duke e lidhur me situatën e largimit të Binajt nga Top Media.
Në lidhje me këtë, Flori ka folur për herë të parë në podcast-in “PPP”, ku fillimisht bëri pak ironi me komentuesit në rrjetet sociale, ndërsa sqaroi edhe imitimin që i bën Ledionit:
“Flasim me përqindje (për komentuesit). Ishin diku te 1% e gjithë atyre që komentonin “je bukëshkalë”, nga profile që kishin 0 ndjekës dhe postime. Shumë bindës domethënë. Unë i mora shumë seriozisht kur i lexova. Por e vërteta është se njerëzit, ndoshta nuk e mbajnë mend mirë, por unë Ledionin e kam imituar që kur ishte te “The Voice of Albania”. Madje, kemi bërë edhe një natë për Vit të Ri bashkë, kur shfaqeshim herë në skenën “The Voice” dhe herë te “Portokallia. Kemi edhe një foto bashkë, në të cilën është përpjekur të ngrihej në majë të gishtave për të arritur gjatësinë, kështu që nuk ka asgjë këtu për të gjitha ato që thuhen lart e poshtë”.- tha aktori i njohur, ndërsa shtoi:
“Është një imitim siç kam bërë edhe imitime të personazhet e tjerë, por njerëzit e lidhin tani me periudhën e rikthimin e tij dhe mendojnë se kam ndonjë gjë me të. Po të kisha ndonjë gjë, ka të tjera mundësi për t’u marrë, nuk bëhen kështu gjërat”.