ShowBizzz

“Je duke i bërë llogaritë gabim” / Romeo kërcënon hapur Eglën: Të ka ardhur fundi, me ty do të…

Tashmë teksa i afrohemi më shumë finales së madhe së 25 majit, miqësia mes çiftit Romeo-Heidi dhe Eglës, brenda shtëpisë së BBV3, ka qenë një nga miqësitë më të komentuara kohët e fundit.

Marrëdhënia e tyre është krisur që pas një avantazhi që Romeo pati si lider shtëpie duke zgjedhur të shpëtonte Lidin, një banor i ri në shtëpi, para Eglës mikes së tij më të ngushtë, brenda asaj shtëpie.

Gjithashtu debatet mes tyre kanë agravuar në momentin që Egla ka vendosur përballë njëri-tjetrit se kush prej tyre do të shkojë në finale, një fakt të cilin Romeo dhe Heidi mendojnë se janë në nominim kokë më kokë për eleminim.

TS Poll - Loading poll ...

Gjatë mbrëmjes së djeshme Romeo dhe Egla kanë bërë një bisedë vetëm për vetëm me njëri-tjetrin ku Romeo i drejtohet kësaj të fundit se i ka ardhur fundi.

Egla në mënyrë të ftohtë i përgjigjet duke i thënë se llogaritë e tij janë gabim dhe duhet të mendojë më mirë. Debatet mes tyre nuk kanë patur të ndalur gjatë kësaj jave.

Romeo ka reaguar gjithnjë e më i zhgënjyer ndaj banores ku kjo e fundit është munduar të qëndrojë e paprekur dhe t’i përgjigjej në mënyrë të ftohtë.

Pjesë nga Biseda:

Romeo: “Jam i mërzitur për ty”

Egla: “Për mua? Pse?”

Romeo: “Sepse të ka ardhur fundi”

Egla: “Nuk besoj, je duke i bërë llogaritë gabim”

Romeo: “S’është llogari është ndjesi”

Egla: “Je duke i dëgjuar njësitë gabim, vëri veshin më mire”