ShowBizzz

“Je e traumatizuar”/ Degradon në ofendime debati, Egla-Françeska

Mesdita e sotme në “Big Brother Vip” ka vijuar me debate. Egla dhe Françeska nuk janë kursyer aspak në ofendime ndaj njëra-tjetrës teksa kanë përmendur edhe histori personale. Aktorja i thotë se nuk duhet t’u bëjë të tjerëve gjënë që e ka vuajtur vetë. Ndërsa Françeska i ka kërkuar Eglës të mos përdorë historinë e saj të bullizimit për të krijuar situata. Aktorja vijoi duke i thënë se ndoshta ka mbetur “me trauma dhe ka nevojë për një specialist” pasi të dalë nga shtëpia. (lexo këtu)

Pjesë nga debati:

Egla: A je shëruar nga kjo gjë.

Françeska: Nga bullizmi?

Egla: Po.

Françeska: Nuk shërohesh nga bullizmi.

Egla: A të jep kënaqësi kur u bën të tjerëve atë që ke provuar të tjerët?

Françeska: Kur e paskam bërë unë?

Egla: Me fute zogj në krevat.

Françeska: Ti më the mua fluturo me presh, dhe unë të dhashë një gjë që fluturon.

 

Egla: Kujto ndjenjën që ke vuajtur dhe mos ec te hapësira ime, sepse është bullizëm.

Françeska: Traumat e mia mos i përdor për të krijuar situata për veten tënde shpirt, është e shëmtuar.

Egla: Kujtohu çfarë ke kaluar dhe shërohu. S’di çfarë iu bën të tjerëve. Më bën përshtypje se je e traumatizuar akoma. Duhet të shkosh te një specialist.

Françeska: Te një specialist për çfarë? Çfarë do të thuash me këtë? Po thua që jam e çmendur.

Egla: Je thjeshtë një bullizuese.

Françeska: Nëse ka njeri bullizues në këtë shtëpi.

Egla: Kërko ndihmën e një specialisti kur të dalësh.

Françeska: Çfarë do të thuash me këtë, se jam e çmendur?

Egla: Je me trauma sepse përpiqesh që tu bësh të tjerëve atë që të tjerët të kanë bërë ty.

Françeska: Unë të bëra një dhuratë, ti dhuratat i quan bullizuese.

Egla: Zemra kur të dalësh kërko ndihmë, ta them seriozisht se je keq.

Françeska: O Zot Egla më çmende, kam nevojë vetëm për ndihmë kundër teje.