ShowBizzz

“Je maniak”/ Debati i fortë mes Liamit dhe Eglës, çfarë ndodhi mes dyshes, Juli dhe Roza sqarojnë deklaratat

Gjatë ditëve të fundit Liami dhe Egla janë përfshirë në një debat tepër të fortë, u kanë lëshuar akuza dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Në një klip që përmbledhur, shihet Liami duke i hedhur në pishinë Eglës rrobdishanin, apo momenti kur i shkon te krevati dhe i përplas dy tenxhere. Ndërkohë nga ana tjetër, Egla i kthehet me ofendime. Ndërkohë Juli dëgjohet duke folur me banorët që do ta ndihmojë ai Liamin që ta nxjerrë Eglën nga shtëpia, e këtij mendimi i bashkohet edhe Roza.

“Duke parë këtë klip e kuptoj pse ndihem si mace e ngordhur gjatë gjithë javës. Nuk e paskam kuptuar sa presion paskam pasur”, tha Egla e përlotur.

Ndërkohë Liami u shpreh: Pas prime, unë kam qenë personi që më është thënë fjala maniak në këtë shtëpi. Pas prime dola dhe po bëja xhiro në pishinë më lagu, filloi të më ofendojë ‘maniak’. Herën e dytë e hodha, dhe herën e dytë ka ardhur me robdishanin e Françeskës, dhe ato që kishte në xhep, paskan qenë të Françeskës. Egla mori brekët dhe mi futi te jastëku. Kush është maniak? Unë apo ajo?

Pjesë nga debati:

Egla: Duhet të mësosh se një grua nuk preket me mendim, jo më t’i prekësh rrobat.

Juli: Unë jam partizan që t’i lë njerëzit të bëjnë atë që duan dhe të marrin përgjegjësi. Hedhja e robdishanit ishte ideja e Liamit, dhe i thash po deshe me ia hedh, hidhja… Ai po thotë tani që nuk jam i shtyrë nga Juli. Për mua jemi në Big Brother, secili mban përgjegjësi për atë që bën.

Romeo: Ti the do mbaj Romeon që mos mbrojë një femër? Je më i poshtër se ai

Juli: E dëgjove si e thash?

Romeo: Që do mbaj Romoen

Juli: Romeo është në konflit me Eglën, dhe nëse ai merrej me Eglën, plani i tij binte poshtë. Dhe unë thash që do bëj unë debat me Romeon, që ai të merrej me Eglën.

Roza: Po qesh që ka shkuar nivel i i muhabetit në lines dhe brekë… për mua Liami më pëlqeu që po merrej me Eglën. Më vjen keq që nuk e shtyva Liamin dhe e lashë përgjysmë atë që thash