“Vëllai i Madh” dënoi banorët mbrëmjen e djeshme që të fitojnë me forcat e tyre ujin e rrjedhshëm në shtëpi. E emërtuar si “sfida 24” , konkurrentët të ndarë në çifte janë duke pedaluar pa pushim biçikletat, pasi nëse qëndrojnë 30 sekonda pushim, atëhere në 24 orë do të kenë vetëm 24 minuta ujë të pijshëm.
E kjo sfidë dhe vendi i biçikletave është kthyer brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, si strofkulla e thashethemeve, intrigave, shakave, madje edhe talljeve.
Së fundmi Meri Shehu dhe Klodian Duro “në kuadër të shakasë” janë “tallur” me gazetarin Elvis Myrtaj, i cili që në momentin që vendosi këmbën në atë shtëpi tregoi për gjendjen e tij ekonomike, jo të mirë.
Gjithmonë, në “kuadër të shakasë”, Meri i është drejtuar Lisit duke i thënë: Je për gjynah. Ndërsa, nga ana tjetër Klodiani, i cili vijoi batutat e asterologes dëgjohet teksa thotë: Hajde t’i falim ndonjë lekë. Situatë kjo e cila është marrë me të qeshura nga Lisi.
Pjesë nga biseda:
Meri: A ça je ti, ça je ti. Krokodil lluce je ti
Lisi: Hë ça jam unë, ça jam unë
Meri: Krokodil je
Lisi: Rahmetli jam
Meri: Je për gjynah domethënë
Lisi: Shiko si jam
Klodiani: Hajde t’i falim ndonjë lekë. Ku i kemi lekët? Shko ti marrim, shko. Ja se erdhi Meritoni. Hajde Meriton, hajde m vëlla. Afrohuni këtu
© Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb