Një dhuratë e Vëllait të Madh, një suitë për çiftin Heidi-Romeo shkaktoi debate në shtëpi, teksa në orët e para, Romeo nuk qëndroi me Heidin në suitë.
Ai pati një debat me Julin, gjë që u komentua edhe nga banorët e tjerë. Ndërkohë, gjatë ‘prime’ të sotëm, opinionistët komentuan situatën.
Arbër Hajdari: Kjo situatë erdhi nga Heidi në studio. Ajo u mërzit. Qëkur u dha dhurata, dyshova kur Romeo pyeti a kemi një kanal. E mora me të qeshur, por kur kuptova që uji i xhakuzit u ftoh para se të vinte burri. U intereson më shumë loja që të dyve… Ata janë të fokusuar në lojë… Më pëlqen që Heidi ka filluar të të mbrojë…
Ori Nebijaj: Mendoj që Romeo është treguar adoleshent për mënyrën si e trajtoi marrëdhënien e tij me Heidin. Nuk shoh asgjë të keqe që ajo u mërzit. Çdo vajzë do ishte mërzitur të priste të dashurin e saj në xhakuzi…
Arbër Hajdari: Është marrëdhënia e dy njerëzve që për hir të lojës rrinë bashkë. S’kanë kimi fare me njëri-tjetrin. Heidi për ty Ori nuk ka pasur asnjë gabim që prej fillimit
Ori: Arbër çfarë po thua? Mendo çfarë të duash, unë nuk jam aty brenda. Unë këtu jashtë mund të mendoj çfarë të dua.
Arbër: Edhe unë mendoj çfarë të dua.
Ori: Çfarë? Që unë kam qejf Heidin? Edhe ti ke Meritonin.
Arbër: E kam zemër. E kam shumë xhan. Unë nuk e mohoj.
Ori: Unë se njof Heidin mo vëlla, e kam parë për herë të parë këtu.
Arbër: As unë nuk e njof Meritonin
Ori: Po pra, ti e njef Meritonin. Meritoni minimalisht jeton në Kosovë dhe Shqipëri.
Arbër: Unë kam marr nusen në Kosovë, nuk kam shku nuse.
Ori: Heidi ka jetuar në Itali dhe nëse unë Heidin e pëlqej… Unë e di që ti je batutaxhi se njifesh, po unë nuk jam batutaxhie. Heidin e pëlqej si lojtare
Arbër: Mund të mësohesh, ke premisa.
Ori: Për batutaxhie? Jo, nuk të konkuroj dot
Arbër: Je mundu se ke fillu tu postu ca kshu Tik-Toqe
Ori: Ua sa i vëmëndshëm je, si gratë e këqija.
Arbër: Kam mbaruar drejtësinë.
Ori: Me këtë punë merresh, më kontrollon mua.
Arbër: Pranoje komentin që mund të kesh pak pëlqim për Heidin.
Ori: Më kanë thënë kur të bie ti, të ngre. Po pres të ngrihem.
ks