
Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez, janë fotografuar përpara dasmës së tyre.
Themeluesi 61-vjeçar i Amazon-it dhe miliarderi, së bashku me sipërmarrësen 55-vjeçare dhe [njëherësh pilote të licencuar], u shfaqën ditën e mërkurë (25 qershor) në Venecia, Itali, ku pritet të mbahet edhe ceremonia martesore.
Çifti doli për një shëtitje me varkë.
Detajet rreth dasmës, përfshirë datën e saktë të saj, ende nuk janë zbuluar plotësisht. Ajo që dihet, është se ka informacione për listën e të ftuarve. Mësohet se shumë të famshëm po udhëtojnë drejt qytetit pasi kanë marrë ftesë për ceremoninë.
Gjithashtu, jahti luksoz i Jeff Bezos, i quajtur Koru, është ankoruar në Kroaci.
Meqë çifti u fejua në këtë jaht, shumë njerëz po hamendësojnë se ndoshta edhe ceremonia martesore mund të zhvillohet pikërisht aty.