Meritoni dhe Ilnisa, një nga dyshet më të komentuara të Big Borther VIP 3, janë bërë viral në rrjetet sociale, për një koment të bërë nga Ilnisa.
Në një nga bisedat intime mes tyre, Ilnisa i shpreh xhelozinë, por në një mënyrë provokuese, duke i thënë “jemi gati për lëpirje”.
“Jemi direkt për lëpirje, si akullore… Jemi direkt për.. Hajde, vazhdo jetën”, i thotë ajo. Ndërsa në një bisedë tjetër, kjo temë vazhdon sërish.
“Kemi një akullore në shtëpi dhe kemi 9 vajza.. Sa gjuhë të vajzave futen në këtë akullore? Nga 23 banorë janë 9 vajza që duan ta hanë këtë akullore. Mua më pëlqen akullorja që fëmijët e tjerë e kanë zili”, i shprehet ajo.
Të parë shumë të afërt me njëri- tjetrin, ata kanë shkëmbyer mjaft puthje e përqafime, ndërsa të pyetur se a po krijojnë një lidhje romantike brenda në shtëpi, ata u përgjigjën se “do ia lenë kohës”.