Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni u dashuruan dhe lidhën në “Big Brother VIP”, duke e vazhduar romancën e tyre edhe pas daljes nga shtëpia.
Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për “Big Brother Radio” çifti kanë zbuluar detaje të reja për jetën e tyre personale.
Gjatë intervistës, këngëtari u pyet nga gazetarja se si e thërret Sarën në “përkëdheli” kur janë së bashku.
“Qika jeme”- tha Bardhi, i cili gjatë qëndrimit në shtëpi tregoi se modelja do jetë nëna e fëmijëve të tij.
Pas daljes nga shtëpia, çifti kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale foto nga përditshmëria e tyre, duke treguar që po kalojnë një kohë shumë të bukur me njëri-tjetrin.
Mesa duket Bardhi dhe Sara janë gati që të marrin hapin e rradhës më romancën e tyre të dashurisë, duke bashkëjetuar së bashku. Ishte modelja ajo që nxiti dyshimet për një gjë të tillë, duke postuar video me Bardhin në shtëpinë e saj në orët e vona të mesnatës.