ShowBizzz

Jenna Ortega u përgjigjet thashethemeve të çmendura për romancë me Johnny Depp

Jo, Jenna Ortega nuk ka qenë në një lidhje e aq më pak, serioze me Johnny Depp. Aktorja 21-vjeçar iu përgjigj thashethemeve “të çmendura” që ajo ka dëgjuar për veten, në një intervistë me BuzzFeed Celeb të postuar në YouTube më 26 gusht, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ndoshta që isha në një lidhje serioze me Johnny Depp dhe doja që të gjithë të na linin vetëm”, tha ajo me sarkazëm.

“Është kaq gjë e çmendur për mua. Unë kurrë nuk kam folur për këtë. Unë kurrë nuk kam thënë diçka të tillë. Artikujt me të vërtetë përbëjnë vetëm citimet e tyre, por mendova se ishte shumë qesharake,” shtoi ajo.

“Unë isha në xhirime me Richard E. Grant dhe ai erdhi tek unë dhe ai thjesht më tha: “Pra, ti dhe Johnny?” Dhe unë qesha sepse nuk e njoh atë person”, tha ajo për Depp, i cili është 61 vjeç.