ShowBizzz

Jennifer Lopez anuloi 7 koncerte dhe fansat u tërbuan!

Vetëm pak javë pasi njoftoi turneun e saj Jennifer Lopez ka anuluar 7 koncerte që ishin planifikuar të mbaheshin në disa prej shteteve amerikane.

Artistja anuloi të gjitha datat e planifikuara mes 22 dhe 30 gushtit në Nashville, New Orleans, Atlanta, Houston, Cleveland dhe Tampa.

Përveç detajeve për rimbursimin e biletave për të gjithë fansat që kanë dashur të marrin pjesë nuk është dhënë asnjë arsye për  vendimin dhe kjo i ka bërë ata të shpërthejnë në rrjetet sociale.

“This is me now” nis më 26 qershor në Orlando, Florida.