
Jennifer Lopez ka folur për mënyrën se si ajo i kalon sfidat e jetës, duke reflektuar edhe për ndarjen nga nga Ben Affleck. 55-vjeçarja nuk ka ngurruar të ndajë filozofinë e saj për tejkalimin e vështirësive.
“Mendoj se mënyra se si i kapërcej gjërat nuk është duke i menduar se ato më ndodhin mua, por po më ndodhin mua”, shpjegoi Lopez në një intervistë me British Vogue për filmin e saj të ardhshëm Unstoppable. “Cili është mësimi që duhet të nxjerr në këtë moment?”.
Lopez, e cila është përballur me sfida personale dhe profesionale gjatë gjithë jetës së saj, theksoi rëndësinë e mbajtjes së një këndvështrimi pozitiv. “Kur i mendoj gjërat në atë mënyrë dhe qëndroj në një lloj mendësie më pozitive për të, është më e lehtë ta përqafoj atë për mësimin që është”, tha ajo.
Këngëtarja e “The On the Floor” i përshkroi vështirësitë si mundësi për rritje. “Nuk ka rastësi. Kjo nuk po ndodh, e dini, thjesht rastësisht. Po ndodh për një arsye”. shtoi ajo. Duke folur për revistën Interview, Lopez pranoi se përvojat e kaluara e ndihmuan të kuptonte se ishte “e aftë për gëzim dhe lumturi” në mënyrë të pavarur.
Historia e çiftit daton në vitin 2002 kur u takuan në xhirimet e Gigli. Fejesa dhe marrëdhënia e tyre u bë shumë mediatike, duke çuar në ndarjen e tyre në vitin 2004. Gati dy dekada më vonë, dyshja rindezën romancën e tyre dhe u martuan në vitin 2022.
Nga mesi i vitit 2024, ndarja e tyre nisi të flitet në media dhe Lopez zyrtarisht paraqiti kërkesën për divorc në gusht, duke zbuluar datën e ndarjes së tyre 26 prill. Pavarësisht ndarjes së tyre romantike, Lopez dhe Affleck mbeten të përkushtuar ndaj familjeve të tyre.
bal