ShowBizzz

Jepte këshilla prindërore në Youtube, blogerja arrestohet për abuzimin e fëmijëve të saj

Një grua nga Utah, e cila ishte e famshme për këshillat e saj prindërore në kanalin e YouTube, u deklarua fajtore për katër akuza për abuzim të fëmijëve. 41-vjeçarja Ruby Frank akuzohet se abuzoi dhe i la fëmijët të kequshqyer, ndërsa gjithçka u bë e ditur kur njëri prej fëmijëve të saj arriti të arratisej nga shtëpia ku jetonin.

Blogerja, e cila dikur kishte më shumë se 2 milionë abonentë në kanalin e saj, doli në gjykatë të hënën (18/12) me uniformë burgu. Frank u deklarua fajtore “me keqardhje dhe pikëllim të thellë për familjen time dhe fëmijët e mi”. Dënimi i saj është caktuar për 20 shkurt 2024.

41-vjeçarja u arrestua në gusht në shtëpinë e një ish-bashkëpunëtoreje, Jodi Hildebrand, nga ku u arratis djali i saj i kequshqyer Frank, dhe kërkoi ushqim dhe ujë.

Sipas bbc.com, avokati i Frank ia vuri fajin zonjës Hildebrand, duke pretenduar se ajo udhëhoqi Frankun “në rrugën e gabuar”./abcnews.al