Jessie J është bërë nënë për herë të parë.
Ajo e zbuloi lajmin përmes një postimi në Instagram, në të cilin shkroi:
“Një javë më parë e gjithë jeta ime ndryshoi. Djali im hyri në këtë botë dhe zemra ime u rrit dy herë më shumë”, ka shkruar ajo në një deklaratë të postuar në InstaStory.
“Ndjenja është e papërshkrueshme. Unë fluturoj në dashuri. Ai është magjik. Ai është i gjithi ëndrrat e mia të realizuara. Ai është i gjithë bota ime”.
Këngëtarja e “Domino” e mbylli deklaratën e saj duke shkruar: “Për të gjithë ju që keni ndjekur rrugëtimin tim deri në këtë moment, faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Do të rikthehem në Instagram kur të jem gati”.