ShowBizzz

Jeta e Kamilës para se të kurorëzohej mbretëreshë, zbulohen profesionet e panjohura

Kamila ka qenë një figurë kontroverse, imazhi publik i së cilës u dëmtua ndjeshëm nga zbulimi i lidhjes së saj me Mbretin Karli III, ndërsa ai ishte i martuar me Princeshën Diana. Karli dhe Diana u divorcuan dhe disa vite më vonë princesha e dashur për të gjithë botën pati një vdekje tragjike në një aksident automobilistik në Paris. Pas vdekjes së Dianës në 1997, iu deshën dy vjet që trashëgimtari i atëhershëm i fronit Karlit dhe partnerja e tij Kamila të bënin daljen e tyre të parë publike së bashku, në një festë për ditëlindjen e motrës së saj në hotelin Ritz të Londrës.

View this post on Instagram

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

TS Poll - Loading poll ...

Në vitin 2005 ata u bashkuan në lidhjet e shenjta të martesës në një ceremoni të vogël dhe një muaj më parë, Kamila u kurorëzua mbretëreshë së bashku me Karlin III. Vërtet, cili ishte profesioni i saj para se të bëhej mbretëreshë?

Kamila u arsimua në Shkollën Dumbrells në Sussex dhe më pas në Shkollën Queen’s Gate në South Kensington. Ka përfunduar studimet në Zvicër dhe është specializuar për letërsinë franceze në Institut Britannique në Paris. Më pas ajo punoi si sekretare për firma të ndryshme në Londër dhe më pas si recepsioniste në firmën e dekorimit të Sibyl Colefax & John Fowler në Mayfair. Pas martesës së saj me Karlin III në prill 2005, ajo u kurorëzua dukeshë e Cornwall. Më pas ajo u bë një bashkëshorte mbretërore dhe pas kurorëzimit të saj, ajo tani është mbretëresha Kamila./abcnews.al