Këngëtarja Dafina Zeqiri është mes personazhesh aktive në mediat sociale.
Kësisoj, sot ajo ka publikuar një thënie, të cilën e ka ndarë me ndjekësit në Instagram dhe Threads.
“Jeta është shumë e shkurtër. Duajeni energjinë tuaj, festoni fitoret tuaja, të mëdha dhe të vogla dhe trajtojeni veten siç duhet”, thuhet në imazhin e publikuar.
“Mos harroni, vetëvlerësimi juaj është rrezatues dhe tërheq energji pozitive dhe të mirë. Vlerësoni dhe njihni vlerën tuaj të qenësishme. Vazhdoni të shkëlqeni nga brenda jashtë”, thuhet tutje pos tjerash.
Ndryshe, Dafina po vazhdon të sjellë këngë të suksesshme, vetëm para pak ditësh u publikuan dy duetet e saj brenda albumit të Mozzikut, që morën klikime dhe shkuan virale në TikTok.
ks