ShowBizzz

JLo: Jam një zgjedhëse e keqe kur vjen puna te burrat!

Jennifer Lopez ka folur së fundmi për lidhjet e saj romantike në një bisedë me kolegun e saj të “Unstoppable”, Bobby Cannavale, në Festivalin e Filmit në Toronto. Gjatë kësaj bisedë, këngëtarja dhe aktorja 55-vjeçare pranoi, “Jam një zgjedhëse e keqe”, një koment që e përsëriti disa herë ndërsa qeshte, siç u kap në një video të shpërndarë nga “The Hollywood Reporter”.

Ky moment ka nxitur spekulime mbi jetën romantike të Lopez, veçanërisht pas divorcit të saj të fundit nga Ben Affleck. Termi “zgjedhëse e keqe” i referohet dikujt që përzgjedh vazhdimisht partnerë romantikë të papërshtatshëm.

@hollywoodreporter #jenniferlopez and #bobbycannavale share a laugh at the #unstoppable #tiff24 after party at the ritz-carlton in toronto #tiff2024 #tiff ♬ original sound – The Hollywood Reporter

 

Lopez, e cila ka qenë e martuar katër herë – me Ojani Noa, Cris Judd, Marc Anthony, dhe më së fundi me Ben Affleck – kërkoi divorcin nga Affleck më 20 gusht, përvjetorin e tyre të dytë të martesës. Çifti rindezi romancën e tyre disa dekada pasi kishin anuluar angazhimin e parë në vitin 2004. Spekulimet për probleme në martesën e Lopez dhe Affleck kishin qarkulluar për muaj të tërë.

 

 
 

 
 

View this post on Instagram

 

 
 
 

 
 

 
 
 

 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Një burim i tha People se Lopez u frustrua gjithnjë e më shumë nga ndryshimet e humorit dhe sjellja e çuditshme e Affleck-ut, që besohet se kontribuuan në ndarjen e çiftit. Pavarësisht përfundimit të marrëdhënies, Lopez ka ndarë në mediat sociale se është “në paqe” dhe ka postuar momente vazhdimisht momente me ndjekësit e saj.

 

 
 

 
 

View this post on Instagram

 

 
 
 

 
 

 
 
 

 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)



bal