Jennifer Lopez nuk i del e keqja me Ben Affleck pas përfundimit të martesës së tyre dyvjeçare. Ajo postoi një mesazh të fshehtë në Instagram duke iu referuar në një formë kësaj marrëdhënie. Lopez dorëzoi dokumentet e divorcit më 20 gusht, në përvjetorin e tyre, ndërsa Affleck u zhvendos nga shtëpia e perbashket.
Duket se Jennifer i ka dërguar atij disa mesazhe delikate, të tilla si, “Gjithçka po shpaloset në rendin hyjnor”, ose, “Ajo është në lulëzim dhe pa shqetësime të paarritshme dhe në paqe”, për t’i thënë Affleck se me të vërtetë nuk i intereson nëse ai është jashtë jetës së saj. Lopez gjithashtu ka shkruar në postim, “Oh, ishte një goxha verë”, vera e saj e parë beqare që nga viti 2020.Ylli i “Hustlers” filloi marrëdhënien e saj me Affleck në 2020 dhe dyshja u martuan në 2022 në atë që fillimisht dukej të ishte një histori e dashurisë së vërtetë, por gjithçka ndryshoi katër vjet më vonë në 2024.
bal