ShowBizzz

JLo thotë se Ben Affleck do rikthehet me Jennifer Garner!

Jennifer Lopez është e bindur se Ben Affleck dhe Jennifer Garner do të përfundojnë së bashku në një të ardhme të afërt. Me përfundimin e ndarjes së dytë nga njëri-tjetri, JLo dhe Affleck, fansat janë kureshtarë të zgjedhjet e tyre të radhës.

Një nga mosmarrëveshjet kryesore në marrëdhënien JLo-Affleck ishte se ky i fundit dukej se ishte ende shumë i afërt me Garner, gruan e tij të mëparshme. Dyshja do të kalonin kohë së bashku dhe Garner dukej se ishte vendi i parë ku Affleck do të shkonte nëse do të kishte ndonjë problem me JLo.

Garner është nëna e fëmijëve të Affleck që do të thotë se do të ketë gjithmonë një lidhje mes të dyve, dhe JLo tani mendon se ata do të rikthehen së bashku në mënyrë romantike. Burime të ndryshëm besojnë se Affleck do të dëshironte të rikthehej me Garner dhe ka pasur momente kur dyshja janë dukur më shumë si çift sesa Affleck dhe JLo.

JLo thotë se Ben Affleck do rikthehet me Jennifer Garner!

Një mik afatgjatë i Affleck tha gjithashtu për të njëjtën media: “Ai kurrë nuk e kapërceu përfundimin e martesës së tij të parë me Jen. Ben do të kthehej me Jen menjëherë nëse ajo do të donte. Si nëna e fëmijëve të tij, ajo do të jetë gjithmonë në një piedestal. Ben nuk do të ndalet kurrë së penduari që e la të largohej gjithë ato vite më parë”, shtoi burimi i brendshëm.



bal