Sara Hoxha më në fund ka folur publikisht lidhur me ndarjen e shumëpërfolur nga Ledri Vula.
Së fundmi ajo ka qenë pjesë e “Portokallisë” dhe gjatë rolit ajo ka ironizuar veten duke thënë se “Sara Hoxha, puthet lart e poshtë nëpër filma”, ndërkohë më tej aktori i Portokallisë Devis Myslymi e pyeti nëse kur merr pjesë në një film të tillë i duhet të bëjë shumë dubla.
Më tej ai shtoi se ai njeh një miken e vetë aktore (Sarën) të cilës ju mërzit burri kur mori pjesë në një film ku puthej.
Ndërkohë e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike në emisionin “Ndryshe” Sara Hoxha, është pyetur në lidhje me rikthimin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” në kinema dhe gjatë bisedës blogerja konfirmoi ndarjen.
Salsano i tha se në daljen e saj në “Portokalli” dukej shumë bukur dhe sipas tij “divorci” i ka bërë shumë mirë. “Po pra po. Kështu po më thonë”, u përgjigj Sara.
Kujtojmë që këto reagime nga Sara vijnë pasi në rrjet kanë qarkulluar foto të Ledrit me të dashurën e re.
bal