BBV tashmë duket se nuk po zhvillohet vetëm brenda mureve të shtëpisë, por edhe jashtë mes familjarëve të tyre.
Ka qenë Donaldi ai i cili ka reaguar në mbrojtje të Romeos gjatë ‘Prime’ për lojën me pyetje sekrete.
“Apapa nuk na del komunizmi nga gjaku! Letrat anonime vazhdojnë të nxjerrin ‘trima’ edhe sot. – shkroi Donaldi referuar Julit i cili debatoi me Romeon, pasi nuk donte të zbuloheshin pyetjet anonime.
Kësaj ‘ironie’ të Donaldit, i është përgjigjur menjëherë vëllai i Julit, Mario Deda, i cili shkruan në një Instastory: “Foli dhe parketi!”
lokimagazine