Joe Jonas dhe Stormi Bree duket se kanë konfirmuar romancën e tyre gjatë pushimeve të tyre në Australi, mes divorcit të vazhdueshëm të Joe nga Sophie Turner.
Gjatë fundjavës, ata u panë gjatë një shëtitjeje me vëllain e Joe, Nick Jonas dhe miq të tjerë. Çifti i ri janë parë shuëm të lumtur në krah të njëri-tjetrit, teksa kanë shkëmbyer edhe një puthje. Marrëdhënia e re vjen rreth gjashtë muaj pasi Joe paraqiti kërkesën për divorc nga Turner në shtator 2023 pas katër vitesh martesë. Ish-çifti ka dy vajza, Ëilla 3-vjeçare dhe Delphine 1-vjeçare.
Joe, 34, dhe Bree, 33, fillimisht ndezën thashethemet për romancë kur u panë së bashku në aeroportin Cabo San Lucas në Meksikë në janar. Vetëm disa ditë më vonë, ata u shoqëruan në një takim skijimi në Aspen, Kolorado.
Ndërkohë, edhe Turner ka krijuar një lidhje të re, pasi është parë disa herë me aristokratin britanik Peregrine Pearson. Dyshja gjithashtu ndanë një udhëtim së bashku në janar.
Galeria fotografike
bal