Lajme

Johnny Depp në lidhje me aktoren 20-vjeçare, Jenna Ortega reagon pas theshethemeve

Aktorja e njohur Jenna Ortega u dha fund thashethemeve se është në një lidhje me Johnny Depp .

Spekulimet për një romancë të re mes 20-vjeçares dhe yllit të Hollivudit, e cili është 40 vite më e madhe se ajo, nisën nga një faqe interneti e njohur e quajtur “ DeuxMoi”.

Faqja e mësipërme pretendon se ata janë parë së bashku në xhirimet e “Beetlejuice 2” , madje duke lënë të kuptohet edhe për një marrëdhënie romantike mes tyre.

Ylli i “Wednesday”hodhi poshtë të gjitha aludimet, duke thënë se thashethemet janë shumë qesharake.

“Kjo është aq qesharake sa nuk mund të qesh. Unë kurrë nuk kam takuar apo punuar me Johnny Depp në jetën time. Ju lutemi mos përhapni gënjeshtra dhe na lini të qetë”, tha aktorja.

Edhe pala e Depp-it mbajti qëndrim. Një përfaqësuesi i tij lëshoi ​​një deklaratë, duke i hedhur poshtë zërat si “ të pabaza” dhe duke theksuar se mes dy aktorëve nuk ka asnjë marrëdhënie personale apo profesionale.