Moderatorja e njohur, Jona Spahiu, feston sot ditëlindjen e saj të 30-të.
Dhuratat dhe urimet e shumta sigurisht që nuk i kanë munguar.
Por urimi më i veçantë është ai i vjehrrës së Jonës.
“Urime lulja ime e preferuar edhe 100, gëzuar”, ka shkruar mamaja e bashkëshortit të saj.
Në postimet e ndara në Instagram me ndjekësit moderatorja ka zbuluar se ndodhet me pushime dhe se është duke i shijuar ato në maksimum me motrën, Sherinën dhe me njerëzit e dashur.