ShowBizzz

Jona Spahiu feston ditëlindjen: urimin më të bukur e merr nga vjehrra!

Moderatorja Jona Spahiu feston sot 30 vjetorin e linjdes. Me rastin e ditëlindjes ajo ka zgjedhur të bëjë një udhëtim me bashkëshorin, kunatën dhe motrën dhe në fotot e vidot e postuara në rrjete sociale, duket se dita e lindjes së bukuroshes Spahiu është pritur përmes argëtimit në destinacionin që grupi ka zgjedhur. Me siguri telefoni i saj ka gëluar nga urimet e shumta, por njëri prej tyre dhe ndoshta më i bukuri që Jona ka marrë është nga nëna e bashkëshortit të saj Frenklit.

Jona Spahiu feston ditëlindjen: urimin më të bukur e merr nga

“Urime lulja ime e preferuar. Gëzuar”; ka shkruar vjehrra e moderatores Spahiu në instagramin e saj përbri një foto të nuses së djalit.
Shpesh Jona në intervista të ndryshme ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me familjarët e bashkëshortit, sidomos me motrën e tij e cila është gjithmonë pjesë e udhëtimeve të Jonës.



bal