Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, është bërë kryefjalë në mediat rozë dhe rrjetet sociale pas paraqitjes së saj të fundit në festivalin e njohur “Kënga Magjike”.
Jonida, e cila prej vitesh është e njohur për stilin dhe elegancën e saj, u shfaq me një pamje që shumë ndjekës e konsideruan të papritur.
Komentet për ndryshimet në pamjen e saj kanë qenë të shumta, ku shumë prej tyre i atribuan ndryshimet ndërhyrjeve estetike.
Në rrjetet sociale, adhuruesit kanë shkruar:
“Nuk të njohëm! E ke tepruar me ndërhyrjet.”
“Ku është Jonida që kemi dashur gjithmonë?!”
“Duket si një person tjetër.”
Pavarësisht kritikave, disa fansa kanë shprehur mbështetje, duke vlerësuar stilin dhe guximin e saj për të eksperimentuar me pamjen.
Deri më tani, Jonida nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për kritikat në rrjet.
lokimagazine