Para disa javës, Jonida Vokshi tregoi se babai i saj po kalon një moment të vështirë shëndetësor dhe teksa ditët kalojnë moderatorja ka gjetur forcën për t’ju rikthyer rutinës edhe pse gjendja e të atit vazhdon të jetë njësoj.
Sot nis edicioni I BBV 3 në Kosovë dhe Jonida do të jetë në ekran. Teksa ka zhviilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, Jonida ka treguar më shumë për gjendjen e të atit por edhe të sajën.
“Pyetja më e shpeshtë në Q&A ishte për babin. Me keni prekur thellësisht shumë! Babi vazhdon të jetë njësoj, fatmirësisht s’ka përkeqësim, por fatkeqësisht as përmirësim të dukshëm. Mjeket po bëjnë një punë fantastike dhe vetëm kjo më bën të ndjehem sadopak e qetë se është në duar të sigurta për të bërë maksimumin. Pjesa tjetër është në dore të Zotit! Kam filluar të gjej forcën pak nga pak ti rikthehem rutinës, e duke mbushur veten me shpresë, të jem këtu për fëmijët e mi, për mamin tim dhe për ju, si gjithmonë!
Do doja shumë që sot ai të më shihte në Big, si ndjekësi im me fanatik dhe kritik, e të mos ishte në një shtrat spitali, por edhe kjo qenka pjesë e jetës dhe dua ti jap forcë sado pak e cilit nga ju që po kalon një situatë të tillë. Forca, se sa më të forte të jeni ju, aq më shumë përcillet kjo te prindërit tuaj dhe i ndihmojmë më shumë kështu. Ju dua shumë, akoma edhe më shumë me kujdesin dhe dashurinë që keni treguar ndaj meje këtë periudhe. Ju jam mirënjohëse pafundësisht!”, ka shkruar ajo.
bal