Lajme

Jorgo Goro paraqitet për herë të tretë në SPAK

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorinë së Posaçme.

Kjo është hera e tretë që kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës paraqitet në SPAK. Jorgo Goro aktualisht mban detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës, pasi kryetari i zgjedhur më 14 Maj ndodhet pas hekurave nn akuzë për blerje votash.

Sakaq, Prokuroria e Posaçme po heton ndaj dy gjetjeve kryesore, një për shkelje e barazisë në tendera dhe tjetra për resortin që do ndërtonte bashkëshorti i Olta Xhaçkës. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës kur Jorgo Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.

Gjithashtu, ndaj tij është bërë dhe një kallëzim nga Fredi Beleri. Ky i fundit akuzon Goron për shpërdorim detyre, në lidhje me shkeljen e procedurave ligjore për dhënien e lejes për Artan Gaçin.

Fredi Beleri ka kallëzuar për shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme në Himarë.

Konkretisht në padi thuhet: “Të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryera nga Kryetari i Bashkisë Himarë, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlore në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kryer për shkak se kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve dhe mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i Ministres se Mbrojtjes në atë kohë, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme.”

Megjithatë, deri më sot Prokuroria e Posaçme nuk ka dalë me një njoftim zyrtar se në çfarë cilësie po merret në pyetje Jorgo Goro, nëse po pyetet si person që ka dijeni për rrethana të caktuara apo i dyshuar për konsumim të veprave të penale.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo