ShowBizzz

Jori vë në siklet Kristin

Ditën e sotme në “Trotuar” në “E Diell” ka pasur një ‘debat’ mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj dhe Jori Dellit. Kristi tha se Jori “do një burrë mafioz”, por modelja e njohur e kundërshtoi menjëherë duke i thënë se në fakt “do një çun të mirë”.

Por jo vetëm kaq, pasi Jori i tha në një moment se do të tregojë mesazhet që ai i dërgon. Delli nuk e bëri një gjë të tillë, por ia tregoi vetëm një Ed Manushit, i cili mbeti i habitur.

Këtu ndërhyn Kristi dhe shprehet ‘më vutë në pozitë të vështirë’. Më pas ai pyet Jorin “pse nuk më pranon mua?”.

TS Poll - Loading poll ...

“Për këtë, për mënyrën se si më flet. Kur jemi bashkë më ngacmon. Ka atraksion fizik”, tha Jori.