Deri mbrëmjen e sotme deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka mbajtur një profil të ulët të jetës së saj personale. Ajo nuk ka folur asnjëherë mbi jetën romantike e raportin me bashkëshortin, Sajmirin. E ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter-Pan”, ajo zbuloi se ai është kritikuesi i saj më i madh.
Tristan: “Të kritikon burri për gjërat që thua në Parlament?”
Jorida: “Është kritikuesi im më i madh, më këshillon çfarë të bëj më mirë. Unë e dëgjoj sepse më ndihmon të përmirësohem. Kur flas, kur debatoj e ka gjithmonë një mendim.”
Ajo tregoi po ashtu dy gratë që vlerëson më shumë në politikë.
Kian: “Jorida, çfarë është politika?”
Jorida: “Diskutojmë si t’i bëjmë shkollat më të mira, si të bëjmë parqe për të luajtur, të keni mundësi më të mira.”
Kian: “Kush ju bën më shumë për të qeshur? Dhe ti e kthen kokën apo bën detyrat?”
Jorida: “Unë nuk e kthej kokën. Fokusohem vetëm te detyrat dhe gjërat që dua të bëj.”
Kian: “Po shoqja jote e ngushtë në politikë kush është?”
Jorida: “Bisedoj dhe bashkëpunoj me të gjitha, por shoqet i kam jashtë politikës. Mua më pëlqen Majlinda Bregu nga e djathta, kurse nga e majta Eglantina Gjermeni për qetësinë që ka.”
bal