LifeStyle

Ju kujtohen ëndrrat që shihni? Ky është mesazhi që fshehin

Nëse zgjoheni me ëndrra të gjalla që sillen rreth kokës tuaj, mund të jetë koha për një rishikim të mirëqenies tuaj.

Është normale kur të zgjohesh dhe ëndrrat e këtij lloji t’i kujtoni, por nëse këto ëndrra po i kujtoni më tepër se sa duhet, dhe në njëfarë mënyre po kthehen në natyrë shqetësuese, ato nuk duhen injoruar.

Dr Katherine Hall, një psikologe gjumi në Happy Beds, thotë se marrëdhënia midis ëndrrave dhe shëndetit mendor ekziston.

“Ka shumë arsye pse ju ka të ngjarë të mbani mend ëndrrat tuaja të gjalla kur jeni të stresuar”, thotë ajo.

“Së pari, kur nivelet tuaja të kortizolit janë të larta, gjumi juaj ka më shumë gjasa të prishet gjatë gjithë natës”.

“Kur nivelet tuaja të kortizolit janë më të larta, emocionet tuaja gjithashtu kanë më shumë gjasa të ndihen më të forta dhe më intensive. Meqenëse ëndrrat shpesh pasqyrojnë gjendjen tuaj emocionale, kështu ëndrrat tuaja kanë më shumë gjasa të ndihen intensive, reale ose të gjalla.”

Studimet tregojnë se si mekanizëm veprues për të përballuar stresin e mundëson ëndërrimi, shpjegon ajo.

Pra, nëse ndiheni sikur po shihni ëndrra më të gjalla dhe intensive, kjo mund të jetë mënyra e shëndetshme e trurit tuaj për të përpunuar dhe kuptuar ngjarjet stresuese që ndodhin në jetën tuaj reale.

Gjithsesi lidhja në mes stresit dhe kujtimit të ëndrrave ndryshon nga personi në person.

“Disa njerëz mund të mendojnë se ëndrrat e tyre janë më të gjalla kur janë të stresuar, ndërsa të tjerëve mund t’i kenë më të vështira për t’i kujtuar ëndrrat e tyre”, thotë Katherine.

“Megjithatë ka disa faktorë që mund të ndikojnë nëse mund t’i kujtoni ëndrrat tuaja, si mirëqenia emocionale dhe mekanizmat e përballimit”.

Nëse truri juaj po përdor ëndrra të gjalla për të përpunuar stresin, shanset janë që truri juaj të mos krijojë mekanizma përballues në jetën e përditshme, shprehet Katherine.