Zgjimi me mpirje të duarve apo gishtave mund të jetë një ndër shenjat e para të sindromës së kanalit karpal, gjendjes kur shtrëngohet nervi më i rëndësishëm afër nyjës së dorës.
Pas shkundjes së dorës apo pas disa lëvizjeve dhe shtrëngimit të dorës, mpirjet kryesisht pushojnë, thotë neurologu Gereon Nelles. Sindroma e kanalit karpal në fazën e hershme mund të trajtohet pa ndërmarrje operative, andaj më mirë është që sa më parë të shkoni te mjeku.
Mjeku mund t’ju rekomandojë përdorimin e shkopit kirurgjikal për nënllërë, i cili do të pengojë lakimin e nyjës së dorës.Nëse nervi është i tendosur një kohë të gjatë, mpirja, por edhe dhembja mund të përhapen nga gishtat në supe.
Më së shpeshti është e pranishme ndjenja e pakëndshme në gishtin e madh, në gishtin tregues dhe në gishtin e unazës. Në rastin më të keq, kur gishtat janë të palëvizshëm një kohë të gjatë, është i domosdoshëm operimi.