ShowBizzz

‘Ju të Kosovës, çfarë keni arritur?’, Valdrina i kthehet komentuesit dhe flet për shkollimin

Evoluimi i jetës dhe arritjet e personazheve të njohur në rrjetet sociale shpesh bëhen temë diskutimi mes ndjekësve.

Së fundmi, Valdrina ka publikuar një mesazh nga një ndjekës, i cili u përpoq të minimizonte arritjet e saj në krahasim me bashkëshortin, Valdetin.

Sipas komentuesit, suksesi përbënte arritje vetëm për Valdetin meqë ai nuk është rritur në Gjermani, ndërsa për Valdrinën dhe familjen e saj konsiderohej diçka më e lehtë pasi janë rritur jashtë vendit.

Përmes një reagimi në InstaStory, Valdrina nuk ka hezituar t’i kthejë një përgjigje të drejtpërdrejtë e pa doreza, duke i drejtuar disa pyetje retorike:

“Ah e ju të Kosovës që jeni lind e rrit në Kosovë çfarë jeni duke bërë a duke punuar? Çfarë keni arritur? Se edhe jo të gjithë gjermanët që janë rritur e lindur këtu nuk janë mjek.”

Ajo ka vazhduar më tej duke sqaruar se arritjet e askujt nuk duhet të ulen apo të krahasohen për të zhvlerësuar mundin e tjetrit. Valdrina ka përmendur me krenari edhe sakrificën e nënës së saj në rritjen e pesë fëmijëve, duke theksuar se çdo sukses personal ka vlerën e vet të pamohueshme.

Në përmbyllje të reagimit të saj, ajo është shprehur se askujt nuk i ulet krenaria apo arritja thjesht për t’u ndjerë dikush tjetër më mirë, ndërsa ka uruar që edhe fëmijët e saj të ndjekin një rrugë po aq të drejtë e të mbarë në jetë.

Të Ngjashme