v
Egla eshte kthyer ne një prej banoreve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, qe ka tërhequr me shume vëmendjen e publikut pas hyrjes së saj në program, duke u bërë shpejt një nga personazhet kryesore dhe më të diskutuara të ketij formati. Edhe pse aktorja ka preferuar të mos flasë shumë rreth jetes se saj private, nuk e shmang dot krejtesisht dicka te tille.
Ajo ka pranuar se është e dashuruar, megjithëse nuk ka dhënë hollësi mbi identitetin e partnerit të saj. Gjatë një bisede së fundmi me Julin, i cili vazhdimisht e ngacmonte me pyetje, Egla ka zgjedhur të shpërndajë disa informacione shtesë rreth kësaj teme, duke u shprehur se ndihet shumë rehat me partnerin e saj. Për më tepër, kur Juli e pyeti nëse partneri i saj është inxhinier apo arkitekt, Egla u përgjigj me një shaka se Juli “duhet të kesh informacion sepse po pyet gjithë kohës.”
“Pra, është inxhinier?” shtoi Juli, ndërsa Egla u përgjigj duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe duke theksuar emocionet e saj: “Jam super e dashuruar, super rehat, nuk dua të flas më. Jam shumë e lumtur, shumë e qetë, shumë e shërbyer”.
bal