Julia Fox ka kujtuar sërish romancën e saj me Kanye West.
Në një intervistë për revistën “The Times Weekend Magazine”, aktorja ka deklaruae se ishte ‘përdorur si peng’ nga West gjatë marrëdhënies së tyre, ndërsa ndau keqardhjen e saj për romancën e tyre jetëshkurtër.
“Më vjen shumë keq për këtë marrëdhënie. E urrej! Ishin vetëm disa javë, por mjaftuan për të më zgjatur gjithë jetën”, u shpreh Fox.
Ajo vazhdoi: “Unë isha në pozicionin më të pakëndshëm në jetën time dhe kjo do thotë shumë. Nuk dua të njihem si e dashura e askujt. Nuk ishte ideja ime që lidhja të ishte publike. Dhe pastaj “boom”, u bë pas shpine. E kuptova shumë shpejt se po përdoresha si peng”.
Fox, 33, dhe West, 46, u panë për herë të parë duke kaluar kohë së bashku natën e Vitit të Ri në Miami në vitin 2021 – 10 muaj pasi Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga themeluesi i Yeezy. Dyshja më pas bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq me veshje të njëjta në shfaqjen e modës Kenzo Vjeshtë/Dimër 2022/2023 si pjesë e Javës së Modës në Paris në Paris.
Në shkurt 2022, Ye ndihmoi Fox-in të festonte ditëlindjen e saj të 32-të në restorantin Lucien të New York City, ku ai i dhuroi aktores – dhe pesë miqve të saj – çanta Hermés Birkin. Në fund të muajit ata i dhanë fund lidhjes.
“Julia dhe Kanye mbeten miq dhe bashkëpunëtorë të mirë, por ata nuk janë më bashkë”, tha përfaqësuesi i saj për Page Six në atë kohë.
Aktorja e “No Sudden Move” më vonë zbuloi se ishte në lidhje me fituesin e Grammy vetëm për ta “larguar atë nga çështja e Kim”.
bal