ShowBizzz

Julian Deda bën deklaratën e papritur për Romeon: Asgjë s`ka ndryshuar

Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, aktori i humorit Julian Deda, foli edhe për çiftin Romeo dhe Heidi, të cilët i ka pasur miq e rivalë gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP”.

Ai tregoi se ka takuar disa nga banorët gjatë verës, ndërsa u shpreh se e ka marrë malli për Romeon, një nga kundërshtarët e tij më të fortë në lojë.

“Më ka marrë malli për Romeon, ah Romeo Romeo… Do ta takoj. Edhe Romeon e ka marrë malli për mua, po lëre”, thotë ai.

Juli tha gjithashtu, se nuk ka takuar asnjë nga të dy, por dha një mesazh të ngrohtë për lidhjen e tyre.

“Jo asgjë nuk ka ndryshuar, Romeo dhe Heidi po shijojnë momentet e tyre, Shqipërinë.

Kanë shkuar në Topana, i pashë. U uroj më të mirat të dyve, nëse ata kanë vendosur ta vazhdojnë atë që nisën në Big Brother, iu uroj gjithë të mirat. U plakshin bashkë”,– u shpreh aktori.