ShowBizzz

Justin Timberlake çudit fansat: Shkrova 100 këngë për albumin e ri

Justin Timberlake donte vetëm më të mirat nga më të mirat për albumin e tij të sapo shpallur, “Everything I Thought It Was”.

Në një intervistë të re me Zane Lowe për Apple Music 1, ylli 42-vjeçar i popit zbuloi se duhej të bënte disa shkurtime drastike në koleksionin e tij të këngëve, të regjistruara që nga projekti i tij i fundit, në mënyrë që t’i zvogëlonte ato në vetëm 18 për albumin e tij të ardhshëm, i cili më në fund mbërrin më 15 mars.

“Kam punuar për një kohë të gjatë në këtë album dhe përfundova me 100 këngë. Pra, ngushtimi i tyre në 18 ishte një gjë, dhe “po”, jam shumë i emocionuar për këtë album. Mendoj se çdo artist ndoshta e thotë këtë, por është puna ime më e mirë”, shprehet Timberlake.

Intervista e tij erdhi në fund të këngës së re “Selfish”, e publikuar të enjten (25 janar), vetëm disa ditë pasi ylli debutoi drejtpërdrejt këngën në koncertin e tij në Memphis. “Everything I Thought It Was” do të shënojë LP-në e tij të parë solo që nga Man of the Woods i vitit 2018, i cili debutoi në numrin 1 në Billboard 200.



ks