Siç e kishte paralajmëruar reperi i njohur shqiptar Stresi, po përfundon albumin e tij të ri, me titullin “Archimed”, i cili sapo është publikuar në platformat online.
Mësojmë se faqja e një produksioni të njohur në Itali, i drejtuar nga shqiptarët Techpro Records, ka pranuar përkrahje dhe komplimente nga personalitetet VIP dhe artistët italianë.
Tre këngë, si “Toleranca Zero”, “Loca” (ft. Il Ghost), dhe “Magazine” (ft. Ger), janë prodhuar nga kjo kompani italiane-shqiptare dhe janë duke u dëgjuar në shkallë të gjerë në Spotify.
Kujtojmë se reperi shqiptar i ka besuar kësaj kompanie për suksesin e parashikuar dhe ka bashkëpunuar me Il Ghost, një artist shumë i njohur në Itali, si dhe me Ger, një talent shqiptar të shquar, e kjo falë bashkëpunimit me Techpro Records që i ka sjellë së bashku.